Nënkryetari i bashkisë së qytetit qendror të Ukrainës, Dnipro, Mykhailo Lysenko ka kërcënuar se do t’i varros ushtrinë myslimane çeçene me në krye Ramzan Kadyrov.
Sipas The world opinion, Mykhailo Lysenko ka ndarë një mesazh të postuar në Telegram.
“Është legjitime. Vendimi është marrë. Të gjithë çeçenët e eleminuar në Dnipro do të futen në lëkurë derri dhe do të varrosen ashtu. Falënderojmë fabrikat e mishit të qytetit tonë për mbështetjen dhe do të shohim nëse mund të shkojnë në Parajsë kur të varrosen kështu”- shkruan Lysenko.
Sapo në media dhe në rrjetet sociale dolën informacione për pjesëmarrjen e luftëtarëve çeçenë në operacionet ushtarake ruse kundër Ukrainës, myslimanet ukrainas ishin të parët që reaguan për këtë çështje, duke shprehur kundërshtime të mëdha. Sipas tyre, ata janë pushtues dhe nuk janë të mirëpritur.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar në Ukrainë, ku anëtarët e forcave të tij të milicisë së frikshme besohet se po luftojnë përkrah forcave ruse.