16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Asfalti “përpin” veturën, dy shoferët përvëlohen për vdekje nga uji i nxehtë

Rekomandime

Dy burra nga Rusia kanë vdekur pasi ranë në një humnerë që u hap papritmas për shkak të shpërthimit të një gypit të ujit të nxehtë.

Vladimir Valyakin, 49 vjeç, bashkë me shoferin Igor Chikasov, 53 vjeç, mbetën të bllokuar në veturën e parkuar në një trotuar, ndërsa uji i vluar shpërtheu rreth tyre dhe goditi makinën.

Sipas mediave lokale, të dy vdiqën në vend, pasi u “përvëluan të gjallë”. Dëshmitarët thonë se nuk kishte shans që t’i shpëtonin me kohë.

- Advertisement -

Një filmim i automjetit duke u nxjerrë nga krateri me ujë në rreth 75 gradë Celsius u mor menjëherë pas tragjedisë, dhe aty shihej avulli që ende rreth ekuipazhit të shpëtimit.

T Plus, kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e tubacionit të ujit të nxehtë, është zotuar të paguajë kompensim për familjet e viktimave, si dhe funeralin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit