Radha e bujqve sot në tregun e rrushit në Rahovec ishte e gjatë.
Këtë herë, ata nuk shkuan aty për të shitur produktet e tyre. Për t’i kultivuar ato, këta tash do të kenë në shërbim multikultivatorë, që sot Komuna ua shpërndau 300 fermerëve.
Por, 20 përqind e shumës së blerjes megjithatë u pagua nga përfituesit, njofton Klan Kosova.
Mjetet ishin paraparë t’u jepeshin bujqve më 2020, por procedurat tenderuese e vonuan shpërndarjen e tyre.