8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ambasadori rus në Beograd: Mizoria në Bucha trillim i ngjashëm me Reçakun në Kosovë

Rekomandime

Sipas ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko, mizoria e kryer nga ushtarët rus në qytetin Bucha afër Kiev është një shkas për të ndërprerë negociatat mes Rusisë e Ukrainës.

Kharchenko në vijë me qasjen mohuese të qeverisë ruse i mohoi se ka pasur KRlME Iufte të kryera në veri të Ukrainës.

- Advertisement -

Ai ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se këto tregime, siç i quajti, i ngjajnë atij të Reçakut në Kosovë, e gjitha kjo me qëllim të ndërprerjes së negociatave.

Ai shtoi se Rusisë po i imponohen provokime të cilat janë shfrytëzuar më parë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

Kharchenko theksoi se tregimi për krimet e ushtarëve rus në Bucha janë të tëra shpikje dhe se për këtë Rusia posedon dëshmi.

- Advertisement -

Sot u raportua se agjencia e inteligjencës së Gjermanisë, BND, ka xhirime të komunikimit mes komandës ruse ku urdhërohen ekzekutimi i civilëve në Bucha.

Msakra e Reçakut e 1999’s ku u vranë 45 shqiptarë nga forcat speciale serbe ende mohohet edhe nga qeveritarët serbë në Beograd. Edhe përfaqësues politik serb lokal në Kosovë e kanë mohuar këtë mizori në disa raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit