1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shkencëtaret në Alarm: Akulli i Antarktiku në nivel ekstem të ulët, shumë qytete rrezikojnë të zhduken

Rekomandime

Pamjet e reja satelitore kanë treguar se akulli i detit Antarktik ka arritur nivelin e dytë më të ulët në gati gjysmë shekulli.

Një studim i ri I realizuar në Britani, zbuloi se sasia e akullit të detit që mbulonte Antarktidën në muajin mars ishte 26 për qind gjë që eshtë nën mesataren e viteve 1991-2020, që do të thotë më e ulëta në 44 vjet, veçanërisht në detet Ross, Amundsen dhe North Weddell.

- Advertisement -

Shkencëtarët kanë njoftuar se shkrirja e shtresës së akullit në Antarktidën Perëndimore mund të rrisë nivelin e detit global me 3 metra.

Të dhënat nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut (C3S) treguan gjithashtu se muaji i kaluar ishte marsi i pestë më i ngrohtë i regjistruar, me temperaturë mesatare globale rreth 0.4 gradë Celsius më e lartë se mesatarja e marsit 1991-2020.

- Advertisement -

Ndërsa, shkencëtarët nga Instituti Britanik i Kërkimeve të Antarktikut (BAS) kanë gjetur provat e para përfundimtare se rritja e gazeve serrë kanë një efekt afatgjatë ngrohjeje në Detin Amundsen në Antarktidën Perëndimore.

- Advertisement -

Të dhënat e fundit tregojnë se muajin e kaluar moti ishte ‘anormalisht i ngrohtë’ në pjesën më të madhe të Arktikut dhe Antarktikut. Ndërsa rekordet për temperaturat maksimale ditore u thyen në Antarktidë, Arktiku pa marsin e tij të katërt më të ngrohtë në rekord. Mbulimi i akullit të detit Arktik ra 3 për qind nën mesataren 1991-2020.

Si rezultat, nëse kontinenti Antarktik i mbuluar me akull 98 për qind vazhdon të shkrihet për shkak të ngrohjes globale, niveli i detit mund të rritet deri në 3 metra.

Kjo ngritje do të përbëjë një kërcënim jo vetëm për Antarktidën, por për të gjithë botën. Shumë qytete të ndërtuara buzë detit do të përballen me rrezikun e zhdukjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit