Forcat ukrainase arrestuan mikun më të mirë dhe kumbarin e fëmijeve të Putinit

0
191

Gazetari i gazetës britanike, The Economist, Oliver Caroll, me anë të një cicërrime në Twitter ka njoftuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kumtuar lajmin se forcat ukrainase kanë arrestuar mikun më të mirë të Vladimir Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchukun, i cili deri me tani ka qenë në arrati.

Medvedchuk, përndryshe kumbarë i fëmijëve të Putinit, është një figurë mjaft kundërthënëse në Ukrainë.

Ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e kishte shfrytëzuar Medvedchukun si ndërmjetësues në marrëdhëniet e tij me Putinin, ndërsa Zelensky kishte ndaluar mediat e tij dhe e kishte vendosur në arrest shtëpiak.