Gazetari Xhevdet Pozhari, i ka reaguar deputetit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berishës, për deklaratën e tij se Lëvizja Vetëvendosje ende “po mban frontin” për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Teksa e ka quajtur “haxhi”, Pozhari ka akuzuar deputetin Berisha se po e shfrytëzon UÇK-në për të përfituar në emër të saj.
“Bekë Berisha: Marty hoqi dorë nga agjenda ruso-serbe për UÇK-në, Kurti e VV ende po e mbajnë frontin.
Allahu të shpërbleftë për këto fjalë “haxhi” Bekë!
Veç një send dije, nuk është agjendë ruso-serbe, por puro shqiptare me tregu se disa njerëz si ti janë në politikë duke e shfrytëzu emrin e UÇK-së dhe t’u përfitu në emër të saj!”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.
Ish-senatori zviceran Dick Marty, të dielen ka thënë se është kërcënuar me eleminim nga shërbimet sekrete serbe, qëllimi i së cilave ishte që t’u lihej faji shqiptarëve.