1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ahmeti ironizon me Ramën: A ja keni dhënë 48 orë paraburgim, apo 7 orë me kohë të qenve?

Rekomandime

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me deklaratën e të parit të kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se qeni që i suImoi tre mjekë dje është zënë dhe është në mbajtje.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Twitter pyeti me ironi se “A është intervistuar edhe qeni topall te QKUK-ja?”.

- Advertisement -

“Qeni në mbajtje që i ka suImuar mjekët. A ke hajgare qëkjo? A ja keni dhënë 48 orë paraburgim (a 7 orë me kohë të qenve). Edhe ai qeni topall te QKUK a është intervistu?”, shkroi Ahmeti.

Gjatë ditës së sotme, Rama ka treguar se çka ndodhi me qenin që i suImoi tre mjekë të QKUK-së.

“Më vjen keq për rastin që ka ndodhur me mjekët e QKUK-së. Faktikisht, aty veçse është zënë qeni dhe është parë që s’ka qenë i trajtuar. Ka ardhur prej dika dhe tash ai është në mbajtje dhe në bazë të proceseve ligjore do të trajtohet si i tillë”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit