Kreu i administratës ushtarake në Kharkiv ka konfirmuar për BBC se katër zona janë rimarrë nga ukrainasit.
Oleg Sinegubov tha se ushtarët ukrainas kanë rifituar kontrollin e plotë mbi Kutuzovka, Verkhyna Rohanka, Slobidske dhe Prelensne.
- Advertisement -
“Në Kutuzovka, rreth njëqind njerëz, shumica prej tyre të moshuar dhe fëmijë, jetuan në bodrume të ftohta për dy muaj pa energji elektrike, gaz dhe ushqim,” tha Sinegubov. “Sot mbrojtësit tanë u pritën me lot”, shtoi ai.
Por ndërsa situata është përmirësuar disi për njerëzit në ato rajone, bombardimet kanë vazhduar, tha ai.
Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, ishte rajoni që u mor nën kontroll nga rusët që në fillim të pushtimit.