1.2 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Kamenica e bën nënkryetar serbin që përkrahte Jabllanoviqin kur i quajti “egërsira” nënat gjakovare

Rekomandime

Kryetari i Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj, ka konfirmuar për se ka propozuar Dalibor Filipoviqin për nënkryetar të komunës dhe se i njëjti është votuar në Kuvendin Komunal të Kamenicës.

Filipoviq në profilin e tij në ‘facebook’ në vitin 2016 kishte shprehur admirim për ish-ministrin Jabllanoviq, kur ky i fundit ishte shkarkuar për shkak se i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare.

- Advertisement -

Filipoviq në komentin e postimit të tij kishte thënë se “Jabllanoviq është njeri i mirë” dhe se “s’ka gabuar kur i ka quajtur egërsira shqiptarët”.

Megjithatë, Rahimaj tha se akoma se ka nënshkruar vendimin për emërimin e Filipoviqit, meqë po e pret vendimin e MAPL-së për ligjshmërinë e procesit të përzgjedhjes.

Megjithatë konfirmon se propozimin e ka bërë vetë dhe se Kuvendi e ka miratuar.

- Advertisement -

“Propozimi i Dalibor Filipoviq për nënkryetar ka ardhë nga unë si nënkryetar dhe është votuar në Kuvendin Komunal. Çdo vendim i Kuvendit Komunal e merr ligjshmërinë në MAPL. Nëse MAPL e konfirmon ligjshmërinë ai emërohet”, tha Rahimaj për Express.

Rrahimaj tutje tha se Komuna akoma është pa nënkryetar por nëse del të jetë e vërtetë se Filipoviq ka mbështetur ish-ministrin Jabllanoviq kur i ka fyer nënat gjakovare atëherë s’do ta nënshkruaj vendimin për emërimin e tij si nënkryetar.

- Advertisement -

“Nuk po e di rastin që ka fyer nënat gjakovare nëse është e vërtetë ai nuk do të emërohet atëherë. Komuna e Kamenicës gjatë gjithë kohës ka pasë kryetar të komuniteteve, Filipoviq nuk i takon Listës Serbe dhe asambleistët e Listës Serbe s’e kanë votuar në Kuvendin Komunal. Ky ka qenë kryetar i partisë lokale në Hajnoc dhe me profesion është jurist. Vendimin nuk e kam marrë ende për emërim sepse po e presim konfirmimin prej MAPL-së, por nëse del diçka e tillë e vërtetë nuk e nënshkruaj vendimin për emërim. Pra, komuna e Kamenicës nuk ka ende nënkryetar vetëm është votuar në Kuvendin Komunal ne po presim ligjshmërinë e vendimit nga MAPL-ja”, tha Rahimaj në një prononcim për Express të shtunën.

Dalibor Filipoviq në disa postime në Facebook e kishte mbështetur ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksander Jabllanoviq për fyerje që i kishte bërë ndaj nënave gjakovare duke thënë se nuk ka qenë gabim nëse i ka quajtur “egërsira”

Për termin që ka përdorur Jabllanoviq ndaj nënave gjakovare ai ishte shkarkuar nga posti i ministrit pas presioneve dhe protestave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit