1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ish-komandanti i UÇK-së: Jam i pari në Kosovë që e kam quajtur Millosheviqin TERR0RlST

Rekomandime

Ish-ushtari dhe veprimtari i UÇK-së, Naser Shatri i ftuar në emisionin n’Demos ka shpalosur shumë detaje për veprimtarin e shquar të tij.

Ndërsa Shatri fliste për sfidat të cilat i kaluan ai dhe vëllau i tij, teksa shpërndanin traktet të cilat ishin lajme edhe në mediat kroate, tha se shpërndarja e këtyre trakteve u cilësua edhe si aksioni më i suksesshëm i grupit të tyre revolucionar në zemër të Beogradit.

- Advertisement -

Shatri gjithashtu foli edhe për protestën e organizuar në Pejë ku me fjalimin që ai mbajti para protestuesve tha se ishte i pari në Kosovë qe e quajti Millosheviqin TERR0RlST.

“Me Adem Grabovcin i kemi organizuar edhe protestat për minatorët kur u futën në grevë. Aty ka qenë një demostrat në Pejë qe unë kam fol para demostruesve dhe kam hypë mbi një objekt qe ishte aty afër, tek një tavolinë betoni dhe ju kam folur protestuesve. Por, më duket se jam i pari në Kosovë që e kam quajtur Millosheviqin TERR0RlST, sepse filloi ndryshimi i kushtetutës dhe ne po humbisnim, me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës”.

“Ne i organizuam shkollat e mesme për të dalë në protestë, edhe me Adem Grabvcin, me Shaban Manin, me vëllëzrit Camaj, Enverin dhe kushërinjë tjerë të tyre dhe në gjitha shkollat e dërguam lajmin që do të ketë dasmë në qytetin e Pejës, ashtu edhe ndodhi”, tregoi kështu ai.

- Advertisement -

Pas fillimit të protestave, Shatri tha se pati edhe tensione ku serbët e malazezët filluan të përdornin edhe dhunë. Këto deklarime Naser Shatri i bëri sa ishte i ftuar në emisionin n’Demos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit