3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

DUKE E FAJËSUAR KURTIN E JO VUÇIQIN, PO IA BARTNI FAJIN KOSOVËS E JO SERBISË

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka guxim për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë.

- Advertisement -

Këtij të fundit i ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke thënë se këta si Valon Murati që thonë se Albin Kurti nuk ka guxim që ta nënshkruaj marrëveshjen me Serbinë, sipas tij po i bëjnë tri dëme.

Sipas tij, duke e sulmuar Kryeministrin Kurti e jo Serbinë, pavetëdijshëm po ia dobësojnë pozicionin Kosovës.

- Advertisement -

“Qartazi po nënkuptojnë dhe po presin marrëveshje të dëmshme për Kosovën, prandaj po kërkojnë guxim. Guxim për koncesione të reja ndaj Serbisë. Po ta mendonin një marrëveshje të favorshme s’kishin me folë për guxim. Duke e sulmuar Kryeministrin Kurti e jo Serbinë, pavetëdijshëm po ia dobësojnë pozicionin Kosovës”, ka shkruar Rrustemi.

Tutje Rrusemi ka thënë se duke e fajësuar Kurtin e jo Vuçiqin po ia bartin fajin Kosovës e jo Serbisë.

- Advertisement -

“Duke e fajësuar Kurtin e jo Vuçiqin, po ia bartin fajin Kosovës dhe jo Serbisë siç edhe e ka, e cila nuk është e interesuar as për dialog e as për marrëveshje”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit