Policia e Kosovës, është deklaruar pas raportimeve se ka pasur alarm për bombë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Lidhur me këtë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se kanosja ka ardhur përmes postës elektronike dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes e qytetarët janë evakuuar.
“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informacion për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë.
Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar edhe njësitet përkatëse për trajtimin/verifikimin e informatës”, ka thënë Flora Ahmeti për Reporteri.net.