Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesën për vizitë në Kiev nga presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky.
Ai ka nisur idenë se edhe liderët e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten në këtë vizitë.
Gjithsesi, në idenë e Abazoviqit theksi vihet tek kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë qeveria e Malit të Zi me anë të një komunikate.
“Kryeministri Dritan Abazoviq, pranoi ftesën e bërë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës.”
“Dritan Abazoviq do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thuhet tutje.
PM @DritanAbazovic , accepted the invitation extended by the 🇺🇦 President, @ZelenskyyUa , to visit the capital of #Ukraine
🇲🇪🙌🇺🇦
1/2 pic.twitter.com/eTxaBlgbRU— Government of Montenegro (@MeGovernment) June 12, 2022