8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ambasadori amerikan Hill: Serbia të përcaktohet, ShBA nuk e pranon neutralitetin

Rekomandime

Ambasadori amerikan Christopher Hill, u shpreh se Serbia duhet të mendojë se ku është e ardhmja e saj.

Hill në një adresim para mediave të hënën, ftoi Serbinë të shqyrtojë “qëndrimin e saj neutral”.

- Advertisement -

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar deri më tash t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë. Beogradi zyrtar është arsyetuar deri më tash se po ndjek “politikë neutrale”.

Por kjo është e papranueshme për SHBA-në dhe partnerët.

Sipas Hillit, ajo që ndodhi në Ukrainë është sulm brutal ndaj këtij vendi dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është krejtësisht e papranueshme në këtë shekull.

- Advertisement -

Sipas tij, këto janë krimet më të mëdha që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se bota ka ndryshuar që nga shkurti dhe se ne të gjithë duhet të rimendojmë se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”, tha ai, përcjell “b92’ prej ku në shqip e solli koha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit