4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ish-presidenti i Serbisë: Në fund të nëntorit ose fillim të dhjetorit mund të nënshkruhet marrëveshje Kosovë-Serbi

Rekomandime

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se pret që në fund të këtij muaji apo në fillim të dhjetorit të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tadiq ka thënë se Vuçiq një marrëveshje të tillë do ta shes sikur fitore, megjithatë sipas ish-kreut të shtetit serb një marrëveshje e tillë “do të kërcënonte interesat serbe” në Kosovë, raporton Express.

- Advertisement -

“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra. Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit