Sot mbushen 23 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë.
Në këtë datë të vitit 1999-të sekretari i atëhershëm i Aleancës Veriatlantike, Javier Solana kishte dhënë dritën e gjelbër për fillimin e sulmeve ndaj Serbisë.
“Posa i urdhërova komandantit suprem të forcave aleate gjeneralit Clark, të iniciojë operacionet ajrore në republikën federale të Jugosllavisë”, kishte thënë Solana.
Vendimi i tij ishte përkrahur nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, i cili tha “Sot ushtria amerikane iu bashkua aleatëve tanë në sulmet ajrore kundër forcave serbe, që janë përgjegjëse për brutalitetin që po ndodh në Kosovë”.