Nëna e ish-presidentit Thaçi vesh bluzën e çlirimtarëve

0
53

Nëna e ish-presidentit Thaçi, Hyrë Thaçi, ka veshur bluzën e çlirimtarëve.

Këtë e kumtoi faqja Liria ka Emër, njëherit organizatore e iniciativës së nesërme, Marshit për Drejtësi.

Kujtojmë se ditëve të fundit, në veçanti dje dhe sot ka pasur një organizim të theksuar, ndërsa sipas parashikimeve, pritën mijëra njerëz gjatë ditës së nesërme në sheshet e kryeqytetit.

Organizatorët kanë paraparë edhe fjalime, ndërsa përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë rezervuar edhe një vend për mediat.

Duhet përmendur se e gjithë kjo është në kuadër të mbështetjes morale për ish-krerët e UÇK-së dhe protestë për Gjykatën Speciale, që të hënën fillon procesin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve.