3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Propaganda e rëndë e Serbisë: Fotoja e refugjatëve shqiptarë paraqitet në Serbi si ‘kidnapim dhe depërtim të serbëve’

Rekomandime

Se mediat serbe nuk zgjedhin mjete për të propaganduar ndaj Iuftës së fundit në Kosovë, kjo është vërejtur me falsifikimet e shumta që janë bërë ndaj fotografive të vetë refugjatëve shqiptarë që ishin depërtuar jashtë kufijve nga Ushtria e atëhershme Jugosllave.

Në një fotografi të shkrepur nga AP-ja, e që është publikuar në BBC, vërehet se si mediet serbe kanë manipuluar me përshkrimin e kësaj, shkruan The Geopost.

- Advertisement -

BBC thotë se në këtë fotografi janë “mijëra kosovarë u sistemuan në kampe në veri të Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë”. Mirëpo, deformimi që është bërë nga propaganda serbe thuhet se aty janë “serbët e rrëmbyer që u depërtuan nga Kosova për në Republikën e Shqipërisë”.

Nuk është hera e parë që bëhet një gjë e tillë, duke kujtuar rastin e fotografisë së refugjates nga Kosova, Sherife Luta. Imazhi i Lutës ishte zgjedhur në mesin e fotografive më të mira të shekullit, si dëshmi e kohës. Por, imazhi i saj është keqpërdorur nga Ambasada ruse në Afrikën e Jugut, duke i ndërruar kombësinë në përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën.

Olga Skopina dhe vjen nga qyteti Kirov i Rusisë është personi që kishte falsifikuar këtë fotografi, e që ishte keqpërdorur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, për ta paraqitur të njëjtën si “viktimë serbe të luftës” gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë.

- Advertisement -

Skopina është dizajnere e foto-lajmeve për agjencinë ruse të lajmeve “Krasnaya Vesna”. Për herë të parë, ky versioni i fotografisë së falsifikuar është shfaqur në një artikull të në këtë portal më 18 gusht 2018.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit