Burimet e Rajonit bëjnë të ditur se i ndjeri që vdiq në orar të punës në Mitrovicë është Bahri Bajraktari, 52-vjeçar. Për këtë të afërmit kanë njoftuar në facebook.
52-vjeçari ishte punëtor i Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave për rajonin e Mitrovicës “Uniteti” ku sipas informacioneve të Sinjalit, ai kishte ndërruar jetë teksa po mblidhte mbeturina.
Posa rasti është raportuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.
Nga të afërmit është publikuar edhe fotografia e të ndjerit. Postimi i plotë: “Sod nav ndave prej mesit tonë ishalla ne xhenet
Miku imë Bahri Bajraktari 😢😢😢”