11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjatë shëtitjes hasi në një copëz “guri” që peshonte 4.6 kilogramë, doIi të ketë 2.6 kiIogramë ar

Rekomandime

Një minator amator i “armatosur” me një detektor të metalit, ka zbuluar një copëz “guri” prej 4.6 kilogramë në të ashtuquajturën trekëndëshi i artë i shtetit australian Victoria.

- Advertisement -

Kurioz për të parë nëse vërtet kishte zbuluar diçka që mund t’i ndryshonte jetën, ai e çoi copëzën për vlerësim në kompaninë “Lucky Strike Gold”.

Eksperti i kërkimit të arit dhe tregtari Daren Kemp shpejt përcaktoi se copëza përmbante 2.6 kilogramë ar dhe kapte vlerën e 160 mijë dollarëve (240 mijë dollarë australianë).

- Advertisement -

“Ai nxori copëzën nga çanta dhe ma dha në dorë dhe më pyeti: Mendon se ka këtu ar në vlerë prej 10 mijë dollarë? Sapo e preka me dorë i thash se do të kalojë shifrën prej 100 mijë dollarë”, tha Kemp.

Pastaj burri me fat, i cili dëshironte të mbetej anonim, i tha atij se kjo ishte vetëm gjysma e asaj çfarë ka gjetur.

- Advertisement -

Edhe pse zbulime të tilla janë të rrallë, vlerësohet se Australia është vendi me rezervat më të mëdha të floririt në botë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit