10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Si pritet të jetë moti në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme?

Rekomandime

Në fundjavë, moti në Kosovë pritet të jetë stabil, me vranësira dhe me diell, ndërsa në fillim të javës së ardhshme i nxehtë, kryesisht me diell, parashikon Prishtina Weather.

“Ditëve të fundjavës, fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë nga anticikloni i Azoreve do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe kryesisht me diell. Ditën e shtunë pasdite do të ketë vranësira të pjesëshme”, njofton shërbimi i meteorologjisë.

“Ndërkohë masat e freskëta ajrore, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të nxehta ajrore nga Afrika veriore, që javën e ardhshme sërish do të rikthejnë motin e nxehtë, por jo me temperatura të larta siç u karakterizuan ditëve të shkuara”, thekson PW.

- Advertisement -

Sipas PW, temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 26C në 31C deri 33C, në fillim të javës së ardhshme.

PW parashikon se do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, kurse shtypja atmosferike do të rritet lehtë mbi vlera normale.

Parashikimi për datat 17-21 gusht:

- Advertisement -

17.08 – Në mëngjes freskët. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

18.08 – Kryesisht me diell, më ngrohtë.

- Advertisement -

19.08-21.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit