1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kjo është pasuria e Naser Shalës, për të cilin reaguan SHBA-të dhe Britania

Rekomandime

Naser Shala, njeriu në krye të Agjencisë së Verifikimit të Pronës, u bë shkas që SHBA-të dhe Britania të largohen bordi i këtij institucioni.

Të dy këto shtete cilësuan se Shala është njeri i pakualifikuar, dhe i cili mund të veprojë direkt në interes partiak dhe personal.

- Advertisement -

Shala, që është i afërt me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinajn kishte deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në AKK ai ka deklaruar se ka një makinë në vlerë prej 45 mijë eurosh në pronësi të vetën.

Në pronësi të fëmijëve ai ka dy makina, një Golf 6 dhe Golf 7 në vlerë prej 9 mijë e 600 eurosh, respektivisht 8 mijë e 500.

- Advertisement -

Shala po ashtu ka një shtëpi në vlerë prej 200 mijë eurosh të cilët ai thotë ta ketë blerë me kredi.

Në pronësi të bashkëshortes së tij janë edhe dy banesa me vlerë të përbashkët prej mbi 100 mijë eurosh.

- Advertisement -

Përveç pagës mujore, Shala ka të ardhura edhe nga qiratë e banesave si dhe nga kompania në të cilën ai ka aksione.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit