Sonte në emisionin “Pressing” në T7 ishte i ftuar deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ndërkaq deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka shkruar në Pressing duke i bërë pyetje Selimit se çfarë krimi mendon se ka fshehur Ramush Haradinaj kur ka zgjedhur të mbrohet në heshtje në Gjykatën Speciale dhe si është mbrojtur Sylejman Selimi, familjar dhe mik i Rexhep Selimit.
Selimi është shprehur se kurrë nuk e ka thënë se Ramush Haradinaj ka bërë krime, duke tentuar të nxirret nga situata.
“Kapja e fjalës për bishti nuk e nderon as atë që e thotë as atë që e dëgjon. Kurrë nuk mendoj se Haradinaj ka bërë krime, e as që nesër mund të ketë fakte kundër tij. Nëse është në dorën tuaj të kapeni për fjalën kapuni atëherë, kurrë s’kam menduar se ai ka pasur të fsheh diçka, kurrë nuk kam menduar se ai duhet të fshehë diçka”, ka thënë Selimi.
Po ashtu Daut Haradinaj e ka pyetur Selimin se a i ka sugjeruar ai Sylejman Selimit që të mbrohet në heshtje në Hagë.
“Sylejman Selimi e ka dëgjuar fjalën e avokatit të tij. E kam vëlla, kërkush nuk mundet me hy në mes meje dhe Sylejman Selimit, e kam dëgjuar fjalën e avokatit të tij dhe e kam respektuar”, është shprehur Selimi.
Pra sipas asaj që ka pyetur Daut Haradinaj dhe përgjigjes së Rexhep Selimit, del që Selimi nuk ka qenë i sinqertë kur ka thënë se Haradinaj nuk është dashur të heshtë në Gjykatën Speciale, e në ndërkohë të njëjtën e ka respektuar për Sylejman Selimin.