Skandalet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur. Tani edhe kunata e tij Vesmira Haxhaj– Haradinaj gruaja e vëllait të tij, Frashërit, e cila punon në Telekom, ka bërë kërkesë për të blerë 305 telefonave të mençur, me vlerë prej 207 mijë euro, trasnmeton Gazeta Metro.
Vesmira është zëvendësdrejtoreshë e Financave në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës, ndërsa vetë kompania nuk kishte planifikuar më herët për blerjen e këtyre telefonave, që do të dobësojnë buxhetin e Kosovës.
Këta telefona me vlerë prej 207 mijë eurosh janë: Samsung Galaxy Note 9, 10 copë, Samsung Galaxy S9+, 5 copë, Samsung Galaxy S9, 6 copë, Samsung Galxy S8, 68 copë, Samsung Galaxy A5, 50 copë, iPhone XS Max, 10 copë, iPhone XS, 5 copë, iPhone X, 131 copë, iPhone 8, 14 copë dhe iPhone 8+, 6 copë. Vlera totale e këtyre telefonave arrin shifrën e 207 mijë e 733 euro.
Kujtojmë që punësimi i Vesmira Haxhaj- Haradinajt e shtoi listën e gjatë të të punësuarve me nepotizëm, në valën e madhe të punësimeve në Telekom, të nisur nga shkurti i vitit 2018, pak muaj pasi që AAK-ja e mori pushtetin.