Majlinda Kelmendi e ka humbur mundësinë për ta kompletuar het-trikun në Kampionatin Botëror Toky 2019, pasi u mposht nga kampionia në fuqi e botës, Uta Abe, në gjysmëfinale të hënën.
Xhudistja kosovare ishte në kërkim të titullit të tretë të botës në Tokyo 2019, por u ndal nga 19-vjeçarja japoneze dhe tani do të luftojë për medaljen e bronztë.