Fatlum Demiri, qytetar i Gjilanit, është ankuar për arsye se komuna e ka detyruar të paguajë gjobë prej 50 eurove për arsye se nuk e ka paraqitur me kohë vdekjen e nënës së tij.
Ai tha se pasi ka shkuar ta marrë certifikatën e vdekjes i është dashur të paguajë gjobë prej 50 eurosh.
“Por sot isha deshmitar i një marrije të madhe në Komunën tonë të dashur, Gjilan. Pasi që isha për të lajmëruar vdekjen e nënës dhe për ta marrë një certifikatë të vdekjes, më thanë që duhet paguar 50 euro gjobë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, arsyetimi i zyrtarëve komunalë ishte se nuk e ka njoftuar me kohë vdekjen e nënës.
“Arsyetimi i tyre ishte: Mos lajmërimi me kohë i vdekjes, se qashtu thotë ligji qe 5 vjet (edhe pse s’u zbatu kurrë deri para pak muajsh)”, – ishin fjalët e vetë zyrtarëve komunalë”, ka thënë ai.