Kosova do të ketë përkrahje të madhe edhe sonte në udhëtim ndaj Anglisë.
Anglia pret sonte Kosovën në stadiumin St. Mary’s në Southampton me fillim nga ora 20:45.Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën.
Por, përkundër ndeshjes në udhëtim, skuadra nuk do të jetë e vetme, përcjell lajmi.net.Në ditët e fundit një numër i konsiderueshëm i tifozëve kanë udhëtuar drejt Southamptonit ku sonte pritet ta mbështesin Kosovën në ndeshjen më të vështirë deri më tani në eliminatoret e Euro 2020.