7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pretendon se vjen nga viti 2300, ‘udhëtari i kohës’ tregon se çfarë e pret njerëzimin në të ardhmen

Rekomandime

Një person, i cili pretendon se ka udhëtuar shumë larg në kohë, është kthyer nga e ardhmja për të na treguar ne të tjerëve se çfarë na pret.

Kuptohet që kjo nuk është hera e parë që gra e burra të ndryshëm dalin me pretendimet se mund të udhëtojnë në kohë. Të gjithë këta persona i tregojnë ‘eksperiencat’ e tyre në kanalin Apex TV në YouTube.

- Advertisement -

Personazhi i radhës e quan veten Gerard Gardner dhe sipas asaj që thotë vetë në video, ka udhëtuar në kohë deri në vitin 2300.

Edhe pse nuk ka asnjë provë për atë që këta persona thonë, kanali që tregon historitë e tyre ka më shumë se than 1,000,000 abonues, dhe kjo do të thotë se kurioziteti i njerëzve mbetet i madh.

Kështu, sipas Gardner në të ardhmen do të ketë qytete që do të ndodhen më shumë se 1.6 kilometra lart në qiell. Dhe, sipas tij, në vitin 2300 shoqëria do të jetë e kontrolluar nga një kompjuter shumë i fuqishëm.

- Advertisement -

Gardner, nëse ky është vërtetë emri i tij, thotë se është një punonjës i qeverisë angleze i cili është përfshirë në një program sekret të zhvilluar në vitin 1988.

Në kuadër të këtij projekti ai u dërgua në të ardhmen.

- Advertisement -

Ai tregoi ndër të tjera:

Nëse ata mund ta bënin këtë, do të kishin fuqi më të madhe mbi shoqërinë. Ata e dinin që duhet ta perfeksionin këtë teknologji përpara se ta bënte ndonjë vend tjetër.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit