3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Pritën ia vënë tek ura pastaj e vranë brutalisht, kështu ra në detyrë polici nga Gjakova

Rekomandime

Para 16 vitesh hetuesit nga Gjakova, Hajdar Ahmetit ia kishin zënë pritën gjatë kthimit nga puna, dhe nga një breshër plumbash nga një grup kriminal ende i pa zbuluar kishte mbetur i vdekur.

Atij ia kishin vendosur një pengesë në urë. Ai doli që ta hiqte atë dhe ato ishin edhe momentet e fundit të jetës së tij. Ai u qëllua brutalisht derisa në trup derisa ende e kishte veshur uniformën e policit. Në vendin e krimit sot rri kjo pllakë përkujtimore.

- Advertisement -

Ahmeti kishte përfunduar Akademinë Policore në Tiranë dhe kishte studiuar edhe për drejtësi në Prishtinë po hetonte krime serioze në regjionin e Gjakovës. Familjarët tregojnë që ai veç e dinte që po i rrezikohej jeta nga grupet kriminale.

“Ka thënë me korruptu s’kanë me mujt me tutë s’kanë me mujt për mem vra bon vaki më vrasin”, këto kishin qenë fjalët e fundit të policit të vrarë.

Mirëpo, familja e tij ende nuk e di se kush e vrau atë. Asnjë informacion nuk e ka marrë nga organet e rendit. Madje thonë që nuk kanë asnjë copë letre për të. As numër të rastit. As nuk e dinë se a e heton më dikush këtë vrasje, apo e kanë mbyllur pa i treguar familjes.

- Advertisement -

Ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë dhe askush nuk ka përfunduar para drejtësisë për këtë krim.

Vëllai i Hajdarit, Sinani pos dhimbjes për humbjen e vëllait, e krenarisë për punën që ai kishte bërë si polic dhe ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndanë me ne edhe dëshpërimin e thellë me dështimin e shtetit për ta zbardhur rastin e vëllait të tij. Ai rrëfen edhe se si e mori vesh që i është vrarë vëllai.

- Advertisement -

InDoks në këtë dokumentar do të sjell historitë e të gjithë këtyre heronjve. Flasin kolegë e familjarë. Edhe ata që po i mbrojnë policët që po përndiqen pse po e luftojnë krimin. Rikthen në kujtesën e publikut edhe rastet më të rënda kur dora e krimit ra mbi shtetin, e shteti dështoi ta zbulonte se kush e goditi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit