4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Aleksandër Vuçiqi në OKB u dëshmua demagog dhe rrenacak i shekullit

Rekomandime

NGA REXHEP TORTE

Letër publike ambasadorëve të SHBA-ve, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Aleksandër Vuçiqi, e lëshoi rastin më të mirë për të kërkuar falje publike për krimet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve, për ti treguar botës se Serbia ka hequr dorë një herë e përgjithmonë nga politika e saj e gjertanishme ekspansioniste, dhe se tash e tutje ka zgjedhur rrugën e paqes dhe të demokracisë.

Mediat e Serbisë më 26 shtator 2019 informuan se Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, citohet të ketë thenë se “ kam nderin të Ju drejtohem si president i vendit të njerëzve të ndershëm. Pres nga fuqitë e mëdha të mbështesin argumntet tona dhe mos të mbeshtesin argumentet që shkojnë në drejtim tjetër siç ishin vitet 1999-2008. Zgjidhja për Kosovën është që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka por të merr mjaftueshëm”.

- Advertisement -

Ky fjalim i Aleksandër Vuçqit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara qe debakli më skandaloz dhe turpërues, me çka dëshmoi edhe njëherë se është demagog dhe rrenacak i shekullit.

Të nderuar ambasadorë, po të vendosej Aleksandër Vuçiqi në dioptri të psikologëve, psikiatërve, psikoanalistëve,neurologëve, sociologëve dhe analistëve më eminentë, do të diagnostifikohej si mashtruesi më dinak dhe më i madh në botë.

Ishte hipokrizi ektreme kur presidenti Aleksanër Vuçiq iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me fjalët “u drejtohem si president i vendit të njerëzve të ndershëm”.

- Advertisement -

Për çfarë populli të ndershëm flet Aleksandër Vuçiqi kur tërë bota e din se Serbia dhe populli serb në fundshekullin e 20-të kryen agresione gjenocidale në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, duke vrarë, masakruar, dhunuar e dëbuar qindra mijëra njerëz të pafajshëm, vetëm e vetëm për të okupuar territore të huaja.

Për çfarë populli të ndershëm flet Aleksandër Vuçiqi, kur Serbia dhe populli serb në vitet 1998/1999 në Kosovë kryen agresionin gjenocidal, me ç’rast ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë kryen vrasjen dhe masakrimin e më shumë se 13 mijë shqiptarëve të pafajshëm, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave. Dhunuan 20 mijë femra shqiptare në mënyrën më shtazarake e makabëre. Rrëmbyen 1663 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. Dogjën qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve që u strehuar në Shqipëri e Maqedoni për të shpëtuar nga vdekja.

- Advertisement -

Aleksandër Vuçiqi pas të gjitha këtyre krimeve mizore që Serbia i kreu në Kosovë tani me paturpësinë më të madhe mundohet ti mashtrojë fuqitë e mëdha, se Serbia në Kosovë nuk ka bërë sgjë të keqe, dhe kërkon që fuqitë e mëdha “ti mbështesin argumentet e Serbisë e të mos mbështesin argumentet që shkojnë në drejtim tjetër siç ishte rasti me vitet 1999 – 2008”, duke aluduar në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj.

Aleksandër Vuçiqi pas të gjitha këtyre krimeve mizore që Serbia i kreu në Kosovë, nuk nguron fare që në dialogun që pritet të vazhdojë midis Kosovës dhe Serbisë, të kërkojë që ” zgjidhja për Kosovën duhet të jetë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka por të merr mjaftueshëm”.

Aleksandër Vuçiqi nëpërmjet kësaj kërkese synon që fuqitë e mëdha ta pranojnë diktatin e Serbisë agresore gjenocidale fashisoide, që dialogu të zhvillohet dhe të përfundojë mbi bazën e arritjes së një kompromisi, i cili shpreh qëllimin e Serbisë që përkundër të gjitha krimeve që kreu në Kosovë të del fituese duke marrë edhe një pjesë të territorit të Kosovës tashmë shtet i pavarur e sovran.

Aleksandër Vuçiqi dhe lidershipi aktual i Serbisë duhet të disiplinohen dhe jo të ledhatohen e të rebelohen, duke pretenduar që ta ripushtojnë veriun e Kosovës, ti përvetësojnë kishat e manastiret në Kosovë të cilat janë shqiptare, sepse ka patur dhe ka edhe sot shqiptarë të besimit orthodoks, dhe se këto kisha dhe manastira kanë ekzistuar para se Serbia ta pushtojë Kosovën. Me këto pretendime Serbia synon ti mbajnë sërish nën kthetra shqiptarët autoktonë shekullorë në Kosovë.

Nëse do të lejohet një gjë e tillë dhe nëse Kosova humb edhe një pëlllëmbë të territorit të saj, do të jetë absurditet politik dhe gjeostrategjik ndërkombëtar dhe një padrejtësi ekstreme kundër shqiptarëve, që don të thotë fitil i ndezur për konflikte.

Nëse do të lejohet një gjë e tillë kundër Kosovës, do të jetë mëkat i madh dhe padrejtësi e radhës që u bëhet shqiptarëve duke filluar që nga Kongresi i Berlinit 1878, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe Konferenca e Paqes në Paris 1919.

Në Berlin, Londër e Paris në këto tre data historike, për tia plotësuar orekset hegjemoniste Serbisë, u copëtuan trojet dhe populli shqiptar, që sot më shumë se gjysma trojeve dhe e popullit shqiptar ndodhen në shtetet fqinje dhe shteti amë Shqipëria ka mbetur si molle e kafshuar nga të gjitha anët.

Aleksandër Vuçiqi si bashkëpunëtor i ngushtë dhe mbështetës i idesë së kriminelit Sllobodan Millosheviq, ishte në shërbim të realizimit të idesë millosheviqiane që kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetem.

Serbia dhe serbët historinë e tyre e mbështesin në gënjeshtra dhe në hegjemoninë serbe.

Trashëgimia kulturore dhe shpirtërore në Kosovë është e Kosovës dhe shqiptare, e nuk është e serbëve.

Të nderuar ambasadorë, Serbët në Ballkan kanë ardhur në shekullin e 6-të nga Kaukazi, dhe në Ballkan sollën vetëm egërsinë njerëzore të cilën e demonstruan gati 13 shekuj radhazi, vetëm duke vrarë e dëbuar popujt vendas.

Serbia në historinë e saj nuk ka asnjë periudhë kohore që të ketë jetuar në paqe me popujt e tjerë.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan nuk sollën asnjë të mirë jetësore, por vetëm tmerre, mëri dhe urrejtje për cilindo që u dilte para, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, pasardhës të vetëm të Ilirëve.

Serbët me ardhjen e tyre në Ballkan në shekullin e 6-të fillimisht u vendosën në afërsi të Beogradit të sotëm, dhe me luftëra të përgjakshme i zgjeruan territoret, duke e vrarë dhe dëbuar popullin vendas.

Në arkivat e Stambollit ekzistojnë dokumente historike dhe tapi se shqiptarët si pasardhës të vetëm të Ilirëve kanë jetuar gjer përtej Nishi.

Serbët në të gjitha periudhat historike më së shumti i kanë sulmuar, vrarë, masakruar e dëbuar shqiptarët që kanë jetuar në trojet e veta shekullore.

Të nderuar ambasadorë, në WEB faqen e gazetës kombëtare “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve, më datë 26 shtator 2019, u botua teksti me titull “Libri i austriakut: Kur serbët vranë gjysëm milioni shqiptarë në vitin 1912”, lidhur me romanin “Golgota shqiptare” e shkrimtarit Leon Freundlih.

Leo Freundlih,hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota shqiptare”, paraqet protestën si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.

Libri i Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të shqiptarëve, të një populli evropian para atij hebreik.

Siç shkruan në libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, u gjet në vitin 1982 në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA nga studjuesja Safete Juka, me banim në SHBA.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

Të nderuar ambasadorë, po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër që ta trishton shpirtin:

“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë,

plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të

caktuara dhe u jepej nga një plum kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas

kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlih i përshkruan në librin “Golgota shqiptare”, Vjenë 1913, si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.

Mos harrojmë pa përmendur edhe Luftën e Dytë Botërore ku Serbia nuk e respektoi Mbledhen e Bujanit ku u vendos që pas lirimit të vendt nga nazifashizmi shqiptarët do të vetëvendosnin vetë për fatin e tyre. Serbia në këtë mënyrë i tradhëtoi shqiptarët që u dëshmua me masakrën e Tivarit ku në vitet 1944-1945 në pabesi e me tradhëti u vranë mijëra e mijëra të rinj shqiptarë të paarmatosur.

Mos harrojmë pa pëmendur edhe represaljet, burgosjet e vrasjet që i përjetuan shqiptarët me dekada nga UDB-ja e Ish Jugosllavisë në krye me Aleksandër Rankoviqin.

Të nderuar ambasadorë, Serbia dhe serbët janë edhe falsifikatorë të paturpshëm të historisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe përvetësimi që serbët i bëjnë Luftës së Kosovës në Gazimestan të vitit 1389 kundër Perandorisë Osmane.

Këtë më së miri e dëshmon edhe Harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, në të cilën sipas viteve që shënohen në këtë hartë duket sa shtet i vocër ka qenë Serbia në ato vite.

Kjo tregon qartë se një Serbi aqë e vocër në vitin 1817, asesi nuk ka patur mundësi të merr pjesë në Luftën e Kosovës në vitin 1389, për të cilën Serbia mburret e krekoset se e ka mundur ushtarakisht Perandorinë Osmane aqë të fuqishme.

Serbia me luftëra të përgjakshme e ka okupuar edhe Kosovën, duke i përvetësuar edhe kishat e manastiret orthodokse që kanë ekzistuar në Kosovë para se të vijnë serbët, sepse dihet që ka patur dhe ka edhe sot shqiptarë të besimit orthodoks.

Nuk ka mbështetje historike e logjike që pakica serbe e cila sot jeton në Kosovë ti ketë ndërtuar të gjitha ato kisha e manastire orthodokse, që sot Serbia petendon se janë të saj.

Kralët e Serbisë për qëllimet e tyre okupuese edhe në Luftën e Parë Botërore i kanë sulmuar trojet shqiptare për ta okupuar edhe bregdetin shqiptar për të dalë në Detin Adriatik.

Vetëm NATO me ndërhyrjen e saj 78 ditore nga ajri kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999 e detyroi Serbinë që përfundimisht të tërhiqet nga Kosova.

Tërë bota është dëshmitare se pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare në gërmimet arkeologjike gjenden vetëm artefakte dhe relikte Ilire pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët, që tregon se shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan.

Aleksandër Vuçiqi, gjatë vizitës së tij në Vatikan kishte për qëllim ta keqpërdor Selinë e Shenjtë për qëllimet ekspansioniste të Serbisë në Kosovë nëpërmjet gjoja mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe në Kosovë.

Të njetin qëllim Serbia mundohet ta arrijë edhe nëpërmjet UNESCO-s.

Serbia me pengimin që po bën për aderimin e Kosovës në INTERPOL, është vënë kryesisht në mbrojtje të kriminelëve serbë të cilët i kryen tërë ato krime në Kosovë dhe shëtisin lirshëm nëpër Serbi.

Kjo është pasqyra e vërtetë e Serbisë dhe e serbëve, që tregon se janë armiq shekullorë të shqiptarëve, dhe se nuk është aspak e vërtetë ajo që po propagon demagogu dhe rrenacaku Aleksandër Vuçiqi.

Të nderuar ambasadotë, Zoti ju bekoftë Juve, familjet Tuaja. Shtetet Tuaj dhe popujt Tuaj.

Faksimile e hartës së Enciklopedisë ruse që tregon kufijtë realë të Serbisë në vitin 1817
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit