15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ku po i merrni paret me ble Amerikën!

Rekomandime

Do me thënë, Amerika ua paska ru shpinën juve dhe Amerika qenka ajo që qëndron prapa krimit dhe korrupcionit të PDK-së dhe i mëson ata se si ta shkatërrojnë Kosovën pa pasur më nevojë ‘ta vrasin’ njëri-tjetrin!

- Advertisement -

U ditke se dikush ‘i fortë’ po ju thotë ktyne: mos ua ndin, na keni neve ‘vjedhni ju e shkatërroni’, po ne kujtonim ‘Rusia’ po i shtin.

Veç Amerika është aq e fortë sa njerëzit e krimit e korrupcionit m’i prezantu si luftëtarë kundër korrupcionit!

Ky ‘këshilltari i korrupcionit’ që ka ardh nga Amerika dhe i mëson njerëzit qysh me vjedh e m’u korruptu plus me shpëtu pa therr n’kambë, ky rren për pare, është ‘rrenc i paguar shtrenjt’, sepse as nuk e njeh Kadri Veselin e as që ka kompetencë me fol ky në emër të Amerikës.

- Advertisement -

Çka na intereson neve Trump-i kur as nuk na pëlqen.

Donald Trump as nuk e njeh Kadri Veselin, (që Kadri Veseli ka foto me Donald Trump-in, shumë punë e madhe…fotografia e përbashkët nuk i bën njerëzit shokë) edhe nëse e ka jaran Presidentin amerikan, neve s’na hyn në udhë, se ne mezi s’presim një kryetar tjetër për Amerikën.

- Advertisement -

Mos na shtini tash m’u ftof edhe prej Amerike, prej ‘asaj’ Amerike që e përkrahë Partinë e krimit dhe korrupsionit!

– A s’po i sheh Amerika që u këput Kadri Veseli tuj punësu paramilitarët e tij nëpër institucione.

U këputën tuj vjedh!

– As’e sheh Amerika që Posta, KEK-u, RTK-ja, portale tjera, krejt institucionet e drejtësisë, janë ‘firma’ të PDK-së

– A s’e sheh Amerika se PDK po i shpërndajnë mijëra telefona që i kanë ble ‘tinëz’ me pare të postës dhe se po blejnë fukarenjë, e po shpërndajnë pare për vota.

– Pse nuk i pyet Amerika ‘ku po i merrni paret m’i ble Amerikën’.

– Amerika din me dasht për pare, por nuk ‘u tranu’ Amerika me dal kështu kaq hapur në përkrahje të krimit dhe korrupcionit.

Kjo nuk është Amerika.

Ky amerikani është një ‘tregtar i drejtësisë’, që e ka gjet pazarin e përshtatshëm me shit rrena nëpër katundet e Kosovës.

Kadri Veseli është nana e korrupcionit, nuk e shpëton dot avokati i djallit, Matt Whitaker.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit