8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Cila parti i fiton zgjedhjet, kush me kë bën koalicion dhe cka duan Amerika e Britania

Rekomandime

Zgjedhjet po ofrohen. Sot është dita e fundit e fushatës. Rezultati është më i paqartë se kurrë. Sipas një analize në bazë të shumë sondazheve, LDK, VV dhe PDK që të trija janë në kuotën rreth 25 për qind secila. LDK aktualisht ka rreth 26 për qind të votave, VV aktualisht ka 24 për qind dhe PDK 23 për qind. Koalicioni AAK/PSD është në mbi 15 për qind dhe Nisma për Kosovën me AKR-në kanë rreth 6 për qind. Të pavendosur janë rreth 5 për qind e elektoratit. Kjo kategori, së bashku me votat e Diasporës, që përbëjnë rreth 5 për qind të totalit do ta bëjnë diferencën. Më e avantazhuara mbetet Lëvizja Vetëvendosje. Por, ajo do ta ketë shumë të vështirë ta mposht LDK-në që pritet të arrijë në 27 për qind nga këto dy kategori. PDK, e konsumuar nga pushteti dhe pas një rritje të jashtëzakonshme nga fushata e shkëlqyeshme dhe mobilizimi total e ka arritur maskimumin. AAK nga gabimet katastrofale gjatë fushatës ka pësuar rënie, duke u munduar t’i stërshes temat të cilat e kishin rritur dhe duke propaganduar projekte të rrezikshme si Autostrada e Dukagjinit, krahinore, të cilat e bëjnë të kundërtën e asaj që e propagando Haradinaj: E ndajnë Kosovën e vogël në krahina, sic dëshirojnë pikërisht serbët, pra në Dukagjin e në Rrafsh të Kosovës.

- Advertisement -

Në bazë të kësaj, ai do të rritet në një përqindje të vogël, por në asnjë rrethanë nuk mund të kalojë 16 përqindëshin.

Në këto rrethana, në betejen epike ku në një avantazh të lehtë është LDK nëse arrinë ta ruajë deri në votën e fundit të numëruar, gjasat reale janë që të lidhet koalicion me PDK-në, eventualisht edhe me AAK-në. Koalicioni i madh mund të lidhet pikërisht nga kërkesa e krerëve të LDK-së që ta djegin Vjosa Osmanin dhe nën arsyetimin se duhet konsensus për procese të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Që PDK-në e donë në pushtet tashmë kanë dhënë sinjale të qarta edhe dy qendrat vendosëse dashamirëse ndaj Kosovës, Amerika e Donald Trump dhe Britania e Madhe e Boris Johnson. Qeveria e re, bashkë me minoritetet do të kishte mbi 85 deputetë, për cka do të kishte kuorum për të vendosur për secilën cështje, duke përfshirë edhe marrëveshjen e dialogut. Këtë po e kërkojnë edhe Amerika dhe Britania e Madhe.

- Advertisement -

Verzioni i dytë është që zgjedhjet ti fitojë Vetëvendosje, e cila ka synim kryesor koalicionin me LDK-në. Partia e Isa Mustafës do të pranonte. Koalicioni i ri, bashkë me pakicat joserbe do të kishte rreth 70 deputetë. Nuk do të mund ta shtynte përpara asnjë marrëveshje dialogu apo ndonjë marrëveshje tjetër. Si rrhedhojë, pa një dialog gjithëpërfshirës dhe pa një marrëveshje me opizitën për zgjedhje të jashtëzakonshme pas votimit të marrëveshjes nga dialogu, koalicioni do të ishte jetëshkurtër. Verzioni tjetër është që të futet në koalicion Ramush Haradinaj, me cka koalicioni do ti kishte 2/3tat e votave. Por, Haradinaj gjithnjë kërkon pozita të larta dhe do të kërkonte të ishte të paktën President pas skadimit të mandatit të Presidentit Thaci.

Të githa matematikat e bëjnë të panevojshëm si Fatmir Limën, ashtu edhe Behgjet Pacollin, të cilët i hynë garës vet pikërisht që të jenë lojtarë kyc pas zgjedhjeve.

- Advertisement -

Pra, asnjë koalicion nuk mund t’i arrijë me ta 61 vota e as 81-sish.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit