Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se asnjë tubim parazgjedhor nuk do të lejohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ai ka thënë se një gjë e tillë do ta dëmtonte barin e stadiumit.“Nuk kemi marr kërkesa të tilla direkt, por asnjë tubim nuk do të lejohet në stadiumin e qytetit”, shkruan Ahmeti.
“Çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojërave të Kosovës dhe Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadiumi”, shkruan ai.