Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, po e përkrahë Vjosa Osmanin në garën për postin e kryeministres.
Ai thotë se janë lodhur nga rrenat dhe shpifjet dhe se LDK=ja do t’i mposhtë kundërshtarët me votë më 6 tetor, shkruan Gazeta Express.
Në një reagim në faqen e tij zyrtare, Geci ka cituar edhe një ish-veprimtar të LDK-së, Xhemajl Mustafën, duke shkruar se “Të mallkuarit e popullit prapë do ta mallkojnë popullin”.
Shkrimi i plotë:
LDK E PARA 134.Vjosa Osmani nr.1.
Marigona Geci nr.78.
Krej Llapi LDK
Të dështuarit në luftë me rrena e shpifje u munduan të mbijetojnë që 21 vjet.
Boll ma, nuk do të ju funksionojnë ma as shpifjet e as rrenat.
Nuk kanë as aq shumë para këta matrapazët që ta blejnë vullnetin e qytetarëve sepse vullneti nuk blihet.
Boll ma,do ti mposhtim me votë, jemi lodhë prej rrenave e shpifjeve.
Unë e di që me datën 07.10.2019 siç thoshte heroi i penes Xhemail Mustafa:
“Të mallkuarit e popullit prap do ta mallkojnë popullin.”