1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A do të shuhet PSD-ja pas dështimit në zgjedhje? Flet Dardan Sejdiu

Rekomandime

Kandidati i PSD-së për deputet, Dardan Sejdiu ka reaguar në lidhje me një deklaratë të publikuar nga televizioni Kohavizion gjatë një kronike në emisionin e lajmeve.

Në këtë kronikë, analistit Rasim Alijaj, kishte thënë se meqë kandidatët e PSD-së nuk kanë arritur të marrin aq vota sa të hyjnë në parlament, kjo mund të çojë drejt shuarjes së partisë.

E në lidhje me këtë ka reaguar Sejdiu, i cili i drejtohet televizionit që publikoi këtë deklaratë.

- Advertisement -

Ai madje e thumboi këtë televizion duke e përmendur partinë ORA, që dikur e udhëhiqte pronari i Kohavizionit, Veton Surroi, e cila për një periudhë të shkurtër kishte pushuar aktivitetin e saj politikë.

“Për KTV – Ne nuk shuhemi dhe do të vazhdojmë. Nuk jemi ORA”, shkruan Sejdiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit