10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Flet këshilltarja e Vuçiqit pas takimit me Grenellin: Ishte takim i zorshëm

Rekomandime

Këshilltarja e Presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviç thotë se takimi midis Aleksandar Vuçiqit dhe Richard Grenell ishte shumë i vështirë, por ajo nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ajo i tha TV Prva se Vuçiç dhe i Dërguari Special i Sh.B.A-së për Dialogun e Beogradit dhe Prishtinës biseduan për dhjetë minutat të vetëm dhe më pas atyre iu bashkua edhe i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

- Advertisement -

Ajo që ishte e çuditshme ishte që për herë të parë vetë presidenti shkruajti një shënim zyrtar nga takimi, sepse biseda ishte padyshim mjaft e vështirë dhe ai nuk ishte i gatshëm të fliste me ne për këtë,” tha Vasiljevic për TV Prva

Ajo gjithashtu tha se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur tema diskutimi është Kosova, por siç shtoi ajo, nuk është asnjëherë në atë masë që presidenti nuk dëshiron të flasë as me bashkëpunëtorët e tij dhe të kërkojë ca kohë të mendojë se si të komunikoj dhe se çfarë mund të jetë ajo zgjidhje që mund t’i ofrohej nga Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit