2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Dokumenti sekret i UDB-së: Terrori i Rankoviçit në Kosovë, dhe plani i tij për të shtypur shqiptarët

Rekomandime

Prej vitit 1944 deri në vitin 1968 gjendja e shqiptarëve në Kosovë, ishte përkeqësuar së tepërmi nga terrori i Aleksandar Rankoviçit, i cili ishte shef i OZNA, Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, shërbim Informativ i Jugosllavisë.

- Advertisement -

Në një raport dërguar komisionit, Rankoviç kërkonte dorë të hekurtë mbi shqiptarët e Kosovës, nga frika e madhe e bashkimit të tyre me Shqipërinë.

Rankoviç: Dorë të fortë mbi shqiptarët, përndryshe do të ketë gjakderdhje mes tyre dhe serbëve

Për veprimet politike të shqiptarëve në Kosovë, Rankoviq i shkruante gjerësisht komisionit:

- Advertisement -

Për shkak të situatës specifike dhe ndikimit të Shqipërisë në popullatën shqiptare në Kosovë, është hartuar një plan gjithëpërfshirës i veprimit për të adresuar situatën në zonë. Ai ishte i njohur me planin dhe ishte dakord me KQ. Plani hyri në veprim. U mblodhën 27,000 pushkë, disa mijëra mitralozë, revole, bomba, minahedhës dhe madje edhe dy topa. Dihet se sa njerëzve në Kosovë i janë marrur armët, dhe gjithashtu është e qartë se cilat veprime janë ndërmarrë nga autoritetet e punëve të brendshme gjatë këtij aksioni. Paralelisht me veprimin tonë, inteligjenca shqiptare dëshironte që gjendja shpirtërore e popullatës të shfrytëzohej, dhe ajo e intensifikoi aktivitetin e saj, duke ekezekutuar më shumë spiunë dhe rekrutuar ushtarë në Kosovë për të krijuar një atmosferë për t’i përndjekur dhe terrorizuar ata – shkruan Rankoviq.

Ai gjithashtu përshkruan planin e tij për veprime të mëtejshme:

- Advertisement -

Unë personalisht mendoj se ne nuk duhet të jemi të butë me shqiptarët, se ata të gjithë, pak a shumë priren drejt Shqipërisë, se ata janë të ndikuar në masë të madhe prej tyre, dhe se duhet të ndiqet një politikë pa frikë , d.m.th. një politikë e duarve të forta, sepse në çdo rast tjetër pashmangshëm do të kishte gjakderdhje midis Shiptarëve nga njëra anë dhe serbëve dhe malazezëve nga ana tjetër. Vetëm një politikë e tillë në Kosovë mund të ketë sukses. Gjithëçka tjetër është e gabuar.

Më në fund, Rankoviq shkruan për demonstratat që shpërthyen në Kosovë në vitin 1968:

Duhet të ketë ndodhur sepse ndikimi i Shqipërisë dhe rrjeti i tyre është aq i madh në popullatën shqiptare në Kosovë sa që ata duan shkëputjen nga Serbia dhe bashkimin me Shqipërinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit