4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ndarja e ministrive, Vetëvendosje i reagon Vjosa Osmanit

Rekomandime

Megjithëse dje grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u pajtuan për çështjet programore, dallimet pritet të lindin në ndarjen e pozitave politike qeverisëse.

Deklaratat nga zyrtarë të LDK-së se ndarja e ministrive nuk mund të jetë e barabartë për nënkryetarin e VV-së Besnik Bislimi mund të stopojnë procesin, pasi ata nuk do të japin asgjë më shumë krahas peshës politike që kanë fituar në zgjedhjet e 6 tetorit.Bislimi në një intervistë për KosovaPress jep detaje për mënyrën e ndarjes së ministrive, për alternativen në rast të dështimit të koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, si dhe për vendimet e fundit të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj.Në rast të dështimit të arritjes së marrëveshjes, Bislimi thotë se zgjedhjet e reja janë alternativë e vetme. Pasi, sipas tij LDK nuk e ka alternativë opozitën.

- Advertisement -

Për formatin e Qeverisë me 12 ministri, nënkryetari i VV-së thotë se janë dy versione që i janë dërguar liderëve partiak me dallime të vogla për alokimin e ministrive, derisa jep detaje si cilat ministri do të shuhen dhe do të riorganizohen.

Për deklaratat e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj për mos largim të taksës, Bislimi i cilëson si të pa pesha, teksa thekson se do t’i spostojnë gjitha vendimet e fundit të qeverisë në dorëheqje.

Javën e ardhshme pritët të takohen kryetari i VV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa për të tentuar të formalizojnë marrëveshjen politike për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit