1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Thaçi obligohet së pari ta mandatojë VV-në për formimin e Qeverisë

Rekomandime

Presidenti i Shtetit, Hashim Thaçi e ka veç në opsion para vetes kur të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit. Për herën e parë i duhet ta nominojë për Kryeministër kushdo që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit.

Partisë fituese i duhen 15 ditë për ta çuar për votim në Parlament kabinetin qeveritar.

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese, më 2014 në kohën kur opozita ishte bashkuar kundër partisë fituese, kishte interpretuar procedurat e formimit të Qeverisë.

Aty, presidenti s’ka diskrecion të refuzojë këdo që propozon për herën e parë partia fituese e e nominuar për të formuar Qeverinë, shkruan Gazeta Express.

Por, ndryshe është herën e dytë nëse partia fituese s’arrin të formojë institucionet. Nëse dështon partia e parë të formojë Qeverinë, atëherë, Presidentit mund të vendos t’ia japë një partie tjetër mandatin për formimin e Qeverisë nëse argumenton se ka 61 vota.

- Advertisement -

Krejt kjo me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje të reja.

Sidoqoftë, në zgjedhjet e gjashtë tetorit nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosje e cila mori 220 mijë e 811 vota ose 26.16% duke arritur në 32 numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 206 mijë e 458 vota ose 24.46% ose përkthyer në ulëset e Kuvendit 29 deputetë.

KQZ pritet t’i certifikojë zgjedhjet e gjashtë tetorit javën e ardhshme kur edhe përfundojnë ankesat në PZAP dhe Gjykatën Supreme.

LVV dhe LDK para zgjedhjeve ishin zotuar se nuk do të bëjnë koalicion me partitë tjera dhe do të punojnë që të arrijnë marrëveshje pas zgjedhjeve për të qeverisur së bashku.

Të dy partitë kanë zhvilluar gjashtë takime në kuadër të grupeve punuese për të harmonizuar programin qeverisës.

Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë në një konferencë për media foli kryetari i saj Isa Mustafa i cili tha se me Lëvizjen Vetëvendosje janë pajtuar në shumicën e çështjeve.

Madje, tha se secila pozitë që preket në këto katër vjet qeverisje duhet të jetë pjesë e marrëveshjes ndërmjet dy partive.

Sipas numrave në Kuvend, LDK dhe VV kanë shumicën e thjeshtë në Kuvend prej 61 deputetëve.

Qeveria e ardhshme do të konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës pra 61 vota.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK s’kanë qeverisur asnjëherë. Janë kundërshtuar mes vete.

Kur LDK ishte në pushtet, Vetëvendosje dhe Albin Kurti i ishin referuar Isa Mustafës si “njeri i Serbisë”.

E kishin gjuajtur me ve, gazlotjsjellës dhe i kishin sulmuar në rrugë e shtëpi. Tash, Albin Kurti i referohet Isa Mustafës si profesor Mustafa.

Deri më tash është raportuar se LDK hyn në koalicion nëse e merr Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Financave etj.

Zyrtarët e Vetëvendosjes kanë thënë se do t’i japin LDK’së pushtet aq sa ka peshë në skenën politike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit