4 janë ngjyrat e pasaportave në botë, megjithëse shumica prej mund të mos e dinë arsyen. E kuqe, e gjelbër e zezë dhe jeshile, përkatësisht me një histori që i përshtatet çdo shtetim, shkruan Gazeta Metro.
Çfarë tregon secila prej këtyre ngjyrave shpjegohet më poshtë.
E kuqe
Kjo është ngjyra më e zakonshme. Pasaportat e kuqe shpesh zgjedhen nga shtetet që kanë një sistem komunist ose një histori komuniste. Qytetarët e Sllovenisë, Kinës, Serbisë, Rusisë, Letonisë, Rumanisë, Polonisë dhe Gjeorgjisë anë pasaporta të kuqe.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Kroacisë, gjithashtu përdorin ngjyra të kuqe në pasaportat e tyre. Vendet që janë të interesuara t’i bashkohen BE’së, si Turqia, Maqedonia dhe Shqipëria, ndryshuan ngjyrën e pasaportave të tyre në të kuqe disa vite më parë.
E kaltër
Kjo është ngjyra tjetër më e zakonshme. Ngjyra e kaltër në pasaporta simbolizon “botën e re”. 15 vende të Karaibeve kanë pasaporta të kaltra. Në bllokun e vendeve të Amerikës Jugore pasaporta e kaltër simbolizon lidhjen me ‘Mercosur’ – një treg i përbashkët.
Kjo përfshin Brazilin, Argjentinën dhe Paraguajin. Venezuela bën përjashtim këtu: i përket gjithashtu unionit, por qytetarët e saj kanë pasaporta të kuqe. Pasaportat e qytetarëve amerikanë u ndryshuan në të kaltër në vitin 1976.
E gjelbër
Shumica e shteteve myslimane kanë pasaporta të gjelbra. Si Maroku, Arabia Saudite dhe Pakistani. E gjelbra konsiderohet të ketë qenë ngjyra e preferuar e Profetit Muhamed, dhe është simbol i natyrës dhe jetës.
Qytetarët e disa shteteve të Afrikës Perëndimore – si Burkina Faso, Nigeria, Nigeri, Bregu i Fildishtë dhe Senegali – kanë gjithashtu pasaporta me ngjyrë të gjelbër. Në rastin e tyre, ngjyra tregon se ata i përkasin ECOWAS (Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore).
E zezë
Pasaportat më të rralla janë ato me ngjyrë të zezë. Këto pasaporta mund të gjenden në mesin e qytetarëve të disa shteteve afrikane – Botsvana, Zambia, Burundi, Gabon, Angola, Chad, Kongo, Malavi dhe të tjera.
Qytetarët e Zelandës së Re kanë gjithashtu pasaporta të zeza, për shkak se e zeza është ngjyra kombëtare e vendit.