8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lufta e VV’së dhe NISMA’s për vota: Ndërhyn Valdete Daka

Rekomandime

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka reaguar pas akuzave dhe kundërakuzave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate rreth rinumërimit të 1407 vendvotimeve në QNR.

Daka u ka bërë thirrje partive politike që të mos dëmtojnë procesin e rinumërimit.

- Advertisement -

Daka u ka bërë thirrje palëve që janë të përfshira në procesin e rinumërimit që ta ruajnë qetësinë dhe t’i përmbahen rregullave të QNR’së.

Në këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik”, thuhet në mesazhin e kryetares së KQZ’së.

Daka ka thënë se çdo palë që ka vërejtje mund të bëjë ankesë në PZAP.

- Advertisement -

“Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, thuhet në mesazhin e Dakës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit