2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

‘Gishti në sy nga Southgate për serbët’, deklarata e trajnerit të Anglisë çmendë Serbinë

Rekomandime

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate është shprehur i befasuar nga mikpritja e shqiptarëve në ndeshjen e djeshme kundër Kosovës të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

- Advertisement -

Anglia e mbylli ciklin eliminator të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ me një fitore 0:4 ndaj Kosovës, shkruan Zëri.info.

Pas ndeshjes, trajneri i Anglisë Gareth Southgate u shpreh i kënaqur me mikpritjen e shqiptarëve, gjë e cila ka bërë ‘bujë’ edhe te mediat serbe’.

Mediumi serb ‘Telegraf.rs’, ka publikuar deklaratën e Southgates në një artikull:

- Advertisement -

“Nuk kam përjetuar diçka të tillë. Mendoj se ishte shumë më shumë se një ndeshje futbolli për Kosovën dhe ne jemi krenarë që kemi qenë pjesë e kësaj”.

Sipas mediumit serb, serbët e larguar nga Kosova nuk është mirë ta lexojnë këtë deklaratë për shkak të gjithë asaj që ka ndodhur në këtë vend në 20 vitet e fundit.

- Advertisement -

Ndryshe, Anglia përfundoi në vendin e parë të grupit A me 21 pikë, gjashtë pikë më shumë se Çekia në vendin e dytë.

Ndërsa, Përfaqësuesja e Kosovës në vendin e tretë dhe me 11 pikë të tubuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit