3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

A do të bashkëpunojë PDK-ja me LVV-në pas zgjedhjeve? Flet Uran Ismaili

Rekomandime

Uran Ismaili, sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, nuk e ka pohuar e as mohuar një mundësi bashkëpunimi paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Por, Ismaili ka sulmuar partinë e Albin Kurtit. Ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është parti që punon në interes të një grupi të vogël njerëzish.

Sipas sekretarit të PDK-së, asnjë parti politike nuk ka vija të kuqe ndaj PDK-së.

“Çdo vijë e kuqe që keni parë gjatë këtyre viteve është larguar, sepse ne po forcohemi në terren çdo ditë. Ne kemi parë që të gjitha partitë kanë hequr vijat e tyre për arsye të përvojës që e ka PDK-ja në institucione”, ka thënë Ismaili.

- Advertisement -

Ai nuk ka treguar prerazi nëse PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me LVV-në. Ka thënë se përgjigja e vetme e PDK-së do të jetë fitorja në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

“Ne do të garojmë si PDK. Ne përgjigjem do ta kthejmë me vota. Do të dalim si parti fituese”, ka thënë Ismaili.

- Advertisement -

PDK-ja ka nominuar sot zyrtarisht Enver Hoxhajn për kryeministër të Kosovës.

Ndërkaq, Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi të martën se LVV-ja nuk e favorizon PDK-në për një koalicion paszgjedhor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit