-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

A e dini pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës kur pasagjerët futen në aeropIan?

Rekomandime

Sigurisht se e keni vërejtur që stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës derisa ju mirëpresin në aeroplan, por a e dini pse ndodh kjo?

Para nisjes, stjuardesat gjithmonë përdorin këtë lloj poze, e arsyeja është shumë e rëndësishme dhe tejet interesante.

- Advertisement -

Në fakt në ato momente kryejnë një punë të madhe – numërojnë pasagjerët.

Në shuplakat e tyre të duarve kanë një lloj numëratore që u shërben për t’i numëruar të gjithë pasagjerët që janë futur në aeroplan – me qëllim që numri i tyre të përshtatet me atë në dokumentet e aeroplanit.

Në raste të caktuara ky numërim mund t’i ndihmojë stjuardesës sa i përket peshës që e bartë aeroplani, dhe nëse është e nevojshme që pesha të shpërndahet në aeroplan njëtrajtshëm për të ruajtur balansin.

- Advertisement -

Por, pse këtë e fshehin nga pasagjerët? Arsyeja është shumë e thjeshtë, personeli i aeroplanit nuk dëshiron t’i pengojë pasagjerët apo të fitojnë vëmendje të “panevojshme”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit