4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është kjo harta më e saktë e Shqipërisë etnike sot?

Rekomandime

Revista e njohur në të gjithë botën “The Economist” në një shkrim për Maqedoninë dhe konfliktin e fundit në Kumanovë, ndër të tjera e ka zbuluar hartën etnike të shtrirjes së shqiptarëve në Ballkan.

- Advertisement -

Shkrimi flet për dhunën e fundjavës së kaluar në Kumanovë dhe për raportet etnike në mes shqiptarëve dhe maqedonaseve atje.

“Disa gjëra janë të qarta. Çfarë ndodhi këtë muaj në Kumanovë të Maqedonisë, ishte dhuna më e keqe në Ballkan që nga viti 2004, dhe në të vërtetë më e keqja në atë vend pasi ka lëkundur marrëdhëniet në buzë të luftës ndëretnik njëjtë si në vitin 2001.

Gjatë 9 dhe 10 Majit policia bëri një sulm ushtarak në shkallë të gjerë mbi atë që ata e quajtën “terroristëve shqiptarë”, transmeton Gazeta Express shkrimin e “The Economist”.

- Advertisement -

Tutje ky shkrim flet për pretendimet që thuhet se ka pasur grupi i të vrarëve në Kumanovë për “Shqipërinë e Madhe” të përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë e Maqedonisë.

“ Një e katërta e 2 milionë banorëve të Maqedonisë janë shqiptarë; pasi lufta ishte shmangur 14 vjet më parë, pushteti ka qenë i ndarë nga koalicionet që përfaqëson të dy shumicat etnike, të cilët janë të krishterë ortodoks dhe flasin një gjuhë sllave, dhe shqiptarëve kryesisht myslimanë”, shkruan revista e njohur.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit