2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

A ishte takimi dy orësh i Kurtit me Thaçin të premten e datës 13 “ditë tersi” për kryeministrin?

Rekomandime

Albin Kurti shumë shpejt pritet të mos jetë më kryeministër i vendit. Kjo pasi partneri i koalicionit LDK mbrëmë mori vendim që të ngrit mocion mosbesimi ndaj qeverisë ku bën pjesë edhe vet, kjo pasi që kryeministri e shkarkoi nga detyra e ministrit Agim Veliun.

Por para se të marrë këtë vendim, kryeministri Kurti kishte një përplasje nga distanca me presidentin Hashim Thaçi, lidhur me atë se kudh do të udhëheq bisedimet me Serbinë.
Pas mosdakordimeve për takim, më në fund Thaçi e Kurti u takuan, vendosën ditën e premte, datë 13, që njihet si “ditë tersi”, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Për Kurtin takimi ishte një datë e përshtatshme.

“Takimi që kisha sot me Presidentin. Ishte pa ndonjë shtrëngim duarsh. Ishte në një datë të përshtatshme, e premte i 13-i. Filloi me koronavirus dhe përfundoi me ndërprerje për lajmin që na u dha për koronavirus. U dakorduam që të vazhdojmë të takohemi”, kishte thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Por për dallim nga Kurti, ish-presidenti i SHBA-ve, Franklin D. Roosevelt ka qenë një prej atyre që besonin më shumë tek tersi i të premtes së “mallkuar”. Ai refuzonte çdo pritje ku ishin 13 të ftuar dhe gjithashtu nuk udhëtonte kurrë në datën 13.

- Advertisement -

Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, ku miliona njerëz refuzojnë të lëvizin nga shtëpia me idenë se mund t’u ndodhë diçka e keqe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit