Sunday, July 21, 2024

“Aleksis Tsipras është çam”! Historiania shqiptare ‘tërbon’ grekët

- Advertisement -
- Advertisement -

Pak ditë më parë, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, bëri një deklaratë të fortë kundër shqiptarëve, teksa u shpreh se çështja çame nuk ekzistonte, kur po fliste për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Të rishikohen kufijtë e detit, varrezat dhe librat e historisë. Duhet të rishikohen edhe të drejtat e pakicës greke. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh dhe nuk do të diskutohet çështja çame. Ajo nuk ekziston!”, tha Tsipras

- Advertisement -

Por për këtë deklaratë, Tsipras ka marrë një përgjigje të fortë nga historiania shqiptare, Elena Kocaqi, e cila ka ‘sh.okuar’ botën greke, teksa e ka quajtur kryeministrin Tsipras ‘çam’.

“Kjo është një deklaratë arrogante e një Çami që është bërë Grek modern”, është shprehur Kocaqi.

Më tej, ajo shkruan se Greqia popullsinë e saj autoktone e ka Arvanite, Shqiptaro- Maqedone dhe Çame dhe se shqiptarët po të duan e kanë në dorë Greqinë, ndaj ata duhet t’i harrojnë kë.rcenimet arrogante.

- Advertisement -

“Ne duam të drejta etnike për pjesën më të madhe të popullsisë së Greqisë që i përket gjakut shqiptar dhe që një helenizëm artificial dhe qesharak, ju ka mohuar të gjitha drejtat etnike”, ka shkruar Elena Kocaqi.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura