2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A merr Kosova mjete financiare për çdo viktimë nga COVID-19? Kështu përgjigjet drejtori i QKU

Rekomandime

Në një hulumtim të kryer javë më parë, thuhej se rreth 30 për qind e popullatës së Kosovës nuk besojnë në rrezikun nga COVID-19, e kjo për Valbon Krasniqin është tejet shqetësuese.

- Advertisement -

Në intervistën për “Zërin”, Krasniqi ka folur edhe për konspiracionet që përmenden shpesh, ku një ndër më të përhapurat është ajo se Kosova përfiton mjete financiare nga BE-ja dhe OBSH-ja për çdo viktimë nga COVID-19.

“Është shumë shqetësuese që gati një e treta e popullatës nuk besojnë se virusi ekziston, tani pothuajse shumë familje kosovare janë prekur nga ky virus e shumë familje kanë humbur anëtarët e tyre nga ky virus, prandaj unë i kisha lutur të gjithë që të largohen nga këto teori konspirative, të marrin informacione të sakta nga burime të sakta dhe burimet janë Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK-ja, IKSHPK-ja dhe faqet zyrtare të institucioneve kredibile botërore që merren me këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij është i çuditshme fakti se këto teori konspirative po arrijnë të mbizotërojnë teoritë shkencore duke tejkaluar faktet.

- Advertisement -

“Unë e kamë thënë disa herë, kushdo që nuk beson se ekziston virusi le të shkojnë në klinikat tona dhe spitalet e përgjithshme, le të shikojë reportazhet që i bëni ju si media në lidhje me këta pacientë, ndërsa sa i përket asaj që shteti përfiton mjete financiare për viktima, është jashtëzakonisht e habitshme, bile as që komentohet një gjë e tillë, për mua është krejtësisht e pabazë dhe shumë e çuditshme”, është shprehur Krasniqi për “Zërin”.

LEXO EDHE: Kosova, e dyta në rajon për nga shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19

- Advertisement -

Në lidhje me procedurat e varrimit të viktimave nga COVID-19, ku shumë qytetarë janë ankuar se nuk kanë mundur të jepnin lamtumirën e fundit për familjarët e tyre, Krasniqi ka thënë se respektojnë rekomandimet e institucioneve përkatëse, e që në këtë rast është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës (AUVK), duke thënë se këto procedura janë si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit.

“Është nga momentet më të vështira kur vdes pacienti në duart e juaja duke provuar të ju jepni ndihmën e fundit, pastaj edhe momenti i lajmërimit të familjarëve është shumë i vështirë edhe për vet neve punëtorëve shëndetësorë, dhe këtë po e rëndon edhe më shumë ky fakt që ne, bazuar në rekomandimet e institucioneve përkatëse, sidomos të AUVK-së, jemi të obliguar të ndjekim disa procedura për të parandaluar mundësinë e përhapjes së infeksionit, pra mjekët nëpër klinika dhe spitale rajonale janë të urdhëruar të zbatojnë rekomandimet që vijnë nga institucionet e tjera dhe kjo bëhet me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit dhe për asgjë tjetër”, ka thënë ai për “Zërin”.

I pyetur nëse SSHKUK-ja po sheh mundësinë për të marrë arkivole me pjesë xhami ku familjarët mund të shohin viktimën për herë të fundit, ai ka thënë se për këtë duhet të vijë rekomandim nga institucionet të cilat japin rekomandime se si duhet të zhvillohen procedurat e varrimit për personat që humbin jetën nga COVIDI./Zëri/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit