Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka treguar se çfarë do të ndodh nëse ai nuk arrin që të bëjë koalicion për të formuar qeveri.
Top Channel: Ju jeni partia e parë fituese, nëse nuk arrini që të krijoni koalicion, çfarë ndodh më pas?
Albin Kurti: Unë besoj se do të arrijmë që të krijojmë koalicionin, nëse larg qoftë nuk arrijmë që të krijojmë koalicionin atëherë nuk e di se kujt do ti jepet shansi i dytë.
Ka mundësi që sërish neve dhe ashtu do duhej që të ishte, por po nuk arrit kjo gjë atëherë shkojmë në zgjedhje të reja sërish dhe ne mbase nuk i kemi pasur qejf zgjedhjet dikur para shumë viteve, por tash që ua kemi marrë dorën nuk ju përtojmë atyre.